Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme ish kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Lajmi është bërë i ditura nga Report TV, teksa bëhet më dije se takimi ka zgjatur 90 minuta dhe është zhvilluar në zonën e ish bllokut.

Pjesë e diskutimeve ka qenë situata brenda PD, reforma Zgjedhore dhe situata politike në vend.

Jozefina Topalli është një nga emrat e propozuar nga dega e PD-së Shkodër si kandidatë për deputete në zgjedhjet e ardhshme.