Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Burime nga brenda takimit bëjnë me dije se mazhoranca ka dhënë ofertën e saj për opozitën jashtë parlamentare.
Më poshtë po ju paraqesim në mënyrë të permbledhur ofertën e dhënë nga mazhoranca për opozitën jashtëparlamentare, sic bejne me dije burimet:
1. Miratimi i amendimeve kushtetuese te cilat edhe sipas opinionit te eksperteve te pavarur te atashuar prane Keshillit Politik nuk pengojne as hapjen 100% te listave te kandidateve dhe as koalicionet parazgjedhore.
2. Reflektimin me pas te ketyre amendimeve kushtetuese ne ligjin elektoral permes nje procesi diskutimi ne Keshillin Politik.
3. Persa i takon shqetesimit te opozites jashteparlamentare per ceshtjen e modaliteteve te krijimit dhe regjistrimit te kandidateve nga koalicionet parazgjedhore, kjo eshte nje ceshtje qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor. Ne fazen e nderhyrjes ne Kod, pervec ekspertizes qe do te merret nga ODIHR, te shqyrtohen te gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashteparlamentare gjate diskutimeve te deritanishme ne Keshill, sic jane modeli Letonez/Hollandez, Belg. Gjithashtu te hulumtohet cdo model i nje vendi te OSBE qe aplikon sistem proporcional rajonal me lista te hapura si ky qe ka Shqiperia.