Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë.
Ai në një video-mesazh në Facebook ka thënë se kërkon nga Kuvendi i Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara të zgjasë deri në njoftimin e përfundimit të bërë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
”Politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë. Kjo ishte bindja ime në çdo hap të mbështetjes për krijimin e gjykatave ndërkombëtare dhe paneleve speciale në këto 20 vjetët vitet e fundit. Kjo vazhdon të jetë bindja ime edhe tash kur nga Kuvendi i Kosovës, po kërkoj që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Kemi nevojë për qartësi sa i përket mënyrës sesi mbyllen Dhomat e Specializuara, prandaj besoj se deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë timen”, është shprehur ai.