Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po vijon kryerjen e pagesave, subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2020.
“Pagesa të kryera deri në datë 17.08.2020 nga Skema Kombëtare e mbështetjes për fermerët e këtij viti, janë dhënë për 1811 fermerët përfitues në vlerën totale prej 380,751.890 lekë”, njofton AZHBR.
Brenda një periudhe dymujore, nga mbyllja e afatit të aplikimeve (19 qershor), është shpallur vija e financimit dhe lista e fituesve, në fazën e parë, lista e përditësuar me numrin e shtuar të fermerëve përfitues nga buxheti shtesë prej 400 milionë lekë, ndërsa është publikuar dhe lista e tretë me 800 fermerë të tjerë përfitues në 4 masat e mbështetjes të Skemës dhe po vijon disbursimi i pagesave të drejtpërdrejta për fermerët fitues.
Ndërkohë administrata e AZHBR-së po vijon me verifikimin në terren për secilin nga rastet e fituesve të Skemës Kombëtare 2020. E gjithë struktura e AZHBR-së, që nga pranuesi i aplikimeve në Agropika, deri tek ekzekutuesi i pagesës dhe dërgimi në Thesar, po kryen të gjithë procesin në kohë