Të dhënat zyrtare të policisë së shtetit tregojnë se në 24 orët e fundit, gjatë ditës së premte kufirin me Greqinë, në Kakavi dhe Kapshticë e kanë kaluar 6788 persona. Nga këta 1960 janë shtetas së huaj, pjesa më e madhe janë shtetas greke apo emigrant që kanë dokumente dhe pasaporta të shtetit grek. Por në mesin e atyre që kaluan ka edhe shumë amerikanë, britanikë, francezë, polakë, apo turq. Ata kanë qëndruar në radhë për orë të tëra së bashku me emigrantët shqiptarë.
Në Kapshticë kanë kaluar 4518 shtetas nga të cilët 3452 shtetas shqiptar me leje qëndrimi greke,1066 shtetas të huaj, 1057 e të cilëve me pasaporta i Greke, 3 turq, 2 francezë dhe 4 polake. Në Kakavijë kanë kaluar 2270 persona nga të cilët 1376 shtetas shqiptar leje qëndrimi në Greqi dhe 894 te huaj, 877 e të cilëve me pasaporta greke, një hungareze, katër britanikë, një malazes, dy qiprotë, një amerikan si dhe 8 persona nga Ukraina dhe Bullgaria. (Top Channel)