Maurizio Sarri ka folur sot në konferencën për shtyp edhe për rolin e Cristiano Ronaldos, por edhe shanset që Dybala të jetë në fushë ose jo…
“Ronaldo është duke stërvitur në mënyrën e duhur. Dje shënoi një gol absolutisht të bukur në stërvitje… Ai është një djalë që ka bërë shumë ndeshje në pak ditë, ka pasur disa ditë pushim dhe më pas ai është rikthyer në stërvitje me një intensitet të bukur dhe forcë të mirë. Po i afrohet ndeshjes në mënyrën e duhur”.
“Si është Dybala? Nuk e dimë, është ende në duart e stafit mjekësor. Ne do të përpiqemi ta shërojmë deri nesër në mëngjes. E shohim evolucionin e sotëm dhe pastaj shohim nivelin e disponueshmërisë. Pasi të flas me të dhe mjekët do të vendos”.