Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e nesërme, e shtunë, 15 gusht, janë konfirmuar 26 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀

Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim. Turkish Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik). Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim. Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim. Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim. LOT – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik). Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim. SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik). Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim. Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim.

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim. Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim. Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim. Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim. British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim