Agroturizmi është një prej sektorëve prioritar të qeverisë shqiptare ku vitet e fundit ka rritur investimet.
Ministrja e Financës edhe Ekonomisë, Anila Denaj thekson se “vitet e fundit rreth 10 milionë euro investime janë stimuluar nga skema të ndryshme të granteve në sektorin e agroturizmit”.
Ajo thekson se rreth 7 milionë euro të tjera vlerësohet të jenë investuar nga vetë bizneset, bazuar në dëshmitë e tyre në këtë sektor.
Një nga qarqet me potencial të madh për zhvillimin e agroturizmit është Berati. Rreth 26,000 ferma dhe agrobiznese ofrojnë mundësi për zhvillimin e këtij sektori në qark.
Denaj deklaron se 60 njësi akomodimi janë të regjistruara dhe funksionale, si njësi agroturizmi dhe bujtina.