Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partia e tij doli fituese në zgjedhjet e parakohshme me 105 mijë vota dhe 15 mandate në Kuvend. Ndërsa ka theksuar se në këtë qeveri do të jetë kryeministri i parë shqiptar, ai ka prezantuar dhe qeverinë.
“Qeveria e përbashkët mes BDI-së dhe LSDM-së përfaqëson rezultatin më të mirë të mundshëm të vendit tonë dhe në veçanti për shqiptarët për të cilët synimi ishte barazia. Ne vendosëm partneritet dhe rrjedhimisht kjo të udhëhiqet nga kryeminisitri dhe zëvendëskryeministri i parë për sistem politik,” u shpreh Ahmeti. BDI do të jetë në krye të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Ekologjisë.
Sakaq bëri me dije se zëvendëskryeministri i parë do të jetë Artan Grubi, në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Fatmir Besimi, Bujar Osmani në krye të MPJ-së, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Naser Nuredini në Ekologji. Pra, Bashkimi Demokratik për Integrim në Qeverinë e re do të udhëheqë me 6 ministri.
Ministria e Financave – Fatmir Besimi. Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini. Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi. Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës- Ende e pavendosur.