Arsimi Profesional është një mundësi reale punësimi, ku 40% e atyre që e kanë përfunduar kanë arritur të punësohen ose vetëpunësohen.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, risolli sot në fokus rëndësinë e arsimit profesional, duke theksuar se, 40% e maturantëve që mbarojnë studimet në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” punësohen apo vetëpunësohen menjëherë pas diplomimit.
“Në fokusin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë kthyer shkollat e mesme profesionale shtetërore, si zgjedhja më e mirë për profesionet më të kërkuara në tregun rajonal të punës. 40% e maturantëve që mbarojnë studimet në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” punësohen apo vetëpunësohen menjëherë pas diplomimit”,- theksoi Denaj.
Ndërtesa e saporikonstruktuar, me një investim prej 105.8 milionë kekësh, ofron ambiente moderne dhe kushte ideale për nxënësit.
Në shkollën e mesme profesionale “Stiliano Bandilli” ofrohen drejtimet: Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë dhe Shërbime Mjetesh transporti, Mekanikë, instaluesh të sistemeve hidraulike.