Bashkimi Europian akordoi dje 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se, gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon.

“180 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Shqipërinë nga BE me qëllim përballimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, u shpreh Spiropali.

“Gatishmëria e familjes europiane për të na ardhur në ndihmë në këto momente, besimi i investuar tek ne, na inkurajon aq sa edhe na lehtëson nga barra e këtij armiku që nuk ka kursyer botën mbanë!”, tha ajo.