Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, vendim i cili u mor pas karantinës dhe testit që çifti kaloi në atë periudhë. Duhet thënë se karantina ishte një testim për çdo marrëdhënie të re.
Si dy zogj të dashuruar, ata nuk na i kursyen në rrjete sociale momentet e ëmbla me njëri-tjetrin, duke ndarë vazhdimisht foto e video nga pushimet së bashku dhe jo vetëm.
Por së fundmi një gjë e çuditshme është duke ndodhur, pasi si Bora dhe Donaldi, nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në Instagram. Dhe jo vbetëm kaq, por ata kanë fshirë edhe fotot. Nuk e dimë nëse kjo është një zënkë e momentit e çiftit, apo janë ndarë përfundimisht, por le të presim prononcimin e palëve.