Trafiku në pikën kufitare të Kulatës, në kufirin midis Bullgarisë me Greqinë mbetet jashtëzakonisht i rënduar, pasi radha e makinave është e gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa ajo e kamionëve të rëndë rreth 10 kilometra, njoftoi agjencia zyrtare bullgare e lajmeve, BTA. Ndërkohë, ka edhe një vonesë shtesë në hyrjen e shtetasve serbë në Greqi, pasi ata nunk janë shtetas të Bashkimit Europian.
Çdo qytetar serb duhet të deklarojë me gojë në policinë greke adresën e vendbanimit në Greqi dhe shumica e tyre testohen për Covid-19. Për shkak të trafikut të rëndë në vendkalimin kufitar Kulata-Promachonas, policia kufitare bullgare rekomandon që udhëtarët në Greqi të përdorin pikat e tjera kufitare si ato të Ilindenit, Makazas, Kapitan Petko Vojvodas dhe Ivajlovgradit.