Nga Albert Nikolla/
Është e dhimbshme të vështrosh Opozitën se si nuk kursen as dhimbjen e një familje për humbjen e fëmijës së saj në një aksident afër Kakavisë. Si mund të keqpërdoret një tragjedi e tillë për të sul muar Qeverinë kur, mjerisht, ndodhi të tilla shpesh nuk varen nga vullneti ynë. Si mund të fyhet një familje në ditën e saj më të dhimbshme!?
Vetëm dje në Itali ndërruan jetë 5 fëmijë në një aksident në veri të vendit, dhe askujt nga Opozita Italiane nuk i erdhi ndërmend të sul monte Qeverinë.
Vetëm një Opozitë që shpresën e vetme për të ardhur në pushtet e ka te vdekja, e kobshmja, dhu na dhe urre jtja mund të bëhet pre e një tund imi të tillë. Opozita është një institucion thellësisht i rëndësishëm për një rend demokratik e për rrjedhojë duhet të jetë e përgjegjshme në çdo akt që ndërmerr. Siç thoshte Martin Buber:
“Çdo akt njerëzor përmban në vetvete një përgjegjësi të pafundme”, ndaj dhe drejtuesit e tanishëm të Opozitës duhet të braktisin njëherë e mirë calikun e dhu nës e të mendësisë nekrofile që u ka lënë në derë kryeplaku e t’i japin reagimeve të saj trajta dinjitoze. Nëse nuk e gjejnë forcën për një hap të tillë, nuk janë të denjë as për pushtet e as për opozitë!