Të ushqehesh drejt sipas grupit të gjakut, ose ndryshe e njohur si teoria D’Adamo e krijuar nga Peter J. D’Adamo, do të thotë që secili të ushqehet në bazë të grupit të gjakut që ka, me qëllim për t’i parandaluar sëmundjet dhe kilogramët e tepërt. Sipas Peter D’Adamos, njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë dhe me stilet e ndryshme të jetesës.

Grupi 0, “Gjuetari” Gjuetar, i pavarur, udhëheqës, me sistem imunitar të fortë. Ka kujtesë gjenetike të fuqishme, instikt, optimist i lindur. Grupi më i vjetër i shfaqur 40.000 vite para Krishtit te Kromanionët. Ushqimi i tyre kishte bazë proteinat pasi ushqeheshin vetëm me mish, kështu aparati i tyre tretës arriti formën më të mirë. Grupi 0 mund të quhet ndryshe një grup “mishëngrënës”. Kanë aparat tretës të fuqishëm, tolerant dhe përshtaten shumë mirë me aktivitetin fizik. Regjimi ushqimor për grupin 0: Grupi 0 mund të konsumojë mish sa herë të dojë pasi ka prani të lartë të acidit gastrik në stomak i cili e tret shumë mirë mishin. Duhet të tregojë kujdes në sasinë e mishit që konsumon, jo më shumë se 150-200 gram në vakt. Dieta me bazë mishi, perime dhe sasi e kufizuar e prodhimeve të grurit është ideale për ta.

Grupi AB 2-4% e njerëzve në botë kanë grup gjaku AB. Njerëzit me grup gjaku AB kanë sistem imunitar të dobët e delikat. Grupi AB duke qenë një ndër grupet e rralla të gjakut është biologjikisht i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e grupeve të tjera. Herë ngjan me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihet si një kombinim hibrid. Regjimi ushqimor për grupin AB: Ky grup ka një dietë të ndërlikuar e cila duhet studiuar me kujdes. AB ka pak acide stomaku, kjo nënkupton që edhe pse janë programuar gjenetikisht për të ngrënë mish, aparati i tyre tretës nuk e proçeson mirë atë. Prandaj ky grup duhet të kufizojë përdorimin e mishit. Personat me grup gjaku AB janë të prirur për të qenë intolerant ndaj Glutenit, prandaj duhet të kufizoni përdorimin e prodhimeve të grurit. Nëse doni të dobësoheni ju gjithashtu duhet të kufizoni edhe përdorimin e karbohidrateve. Diera me bazë perime , fruta dhe sasi të kufizuar të mishit dhe prodhimeve gruri është idelae për ta.

Grupi A, “Fermeri” Janë të duruar, bashkëpunues, pasionantë, praktikë dhe të zotë për të përballuar sfidat e jetës. Kanë tendencë të kenë një gjendje “stresi” kronik në përditshmëri. Paraardhësit e grupi A, janë marrë me bujqësi e blegtori. Ata konsumonin ato që kultivonin vetë, për këtë arsye dieta vegjetariane është ideale për ta, kryesisht kur qëllimi tyre është humbja e peshës. Ndryshe nga grupi 0 i cili e përdor mishin si karburant për energji, grupi A e akumulon atë në dhjam, madje konsumimi i mishit ju shkakton gjendje lodhje dhe pafuqie. Grupi A ka probleme me tretjen e prodhimeve të qumështit, për këtë arsye duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pasi ju shkaktohen probleme shëndetsore. Personat me grup gjaku A kanë tendencë të mbajnë ujë të tepërt në trup. Dieta e tyre është natyrale, efikase për të humbur peshë edhe nëse përdoret nga grupet e tjera. Dieta e grupit A ka profil vegjetarian. Bazohet në perime, fruta, kufizim të mishit apo prodhimeve të qumështit. Kufizim të fasuleve dhe grurit.

Grupi B, “Barinjtë” Njerëzit e grupit B janë vigjilent dhe origjinal. Kanë dietë të ekuilibruar më shumë se grupet e tjera. Kanë mundësi zgjedhje më të madhe të ushqimeve. Karakterizohen nga një imunitet i fortë, përballojnë me sukses sëmundjet, madjet edhe ato më të rëndat si është kanceri. Sistemi tyre tretës është mjaft i fortë dhe tolerant. Ky grup duhet të përdorë sa më shumë lëngje, çajra dhe ujë. “Të gjitha nga pak” , është motoja e dietës ideale për grupin B. Njerëzit me grup gjaku B e kanë më të lehtë humbjen e peshës, ata mund ta arrijnë atë vetëm nëpërmjet ekuilibrit në regjimin ushqimor. Kur prishin regjimin ushqimor ata ndjehen të lodhur dhe pa energji. Organizmi i tyre ka një marëdhënie fantastike me qumështin, kjo bazuar te paraardhësit e tyre.