Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje – të gjithë shkaktojnë momenteve të pakëndshme. Por zgjidhja për këto është mjaft e thjeshtë – një masazh tek veshët! Është një ndjesi nervore vërtet relaksuese që mund të çlirojë mendjen nga problemet dhe shqetësimet fizike. Dhe pjesa më e mirë në lidhje me të është se mund të bëhet kudo, në çdo kohë, shpejt dhe me lehtësi.
Ja cilat janë përfitimet:
Dhimbja në muskuj zvogëlohet. Është kryer një eksperiment për të provuar dhe për të parë nëse një masazh i veshit mund të ndihmojë njerëzit me dhimbje kronike të shpinës. Dhe rezultatet treguan se kjo procedurë e thjeshtë është një mënyrë efektive për të ulur sikletin. Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, stimulon shumë mbaresa nervore që mund të ndihmojnë trurin për të lëshuar endorfinat. Këto hormone na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Disa studime madje treguan se, falë këtyre veprimeve të thjeshta të masazhit, njerëzit ishin në gjendje të menaxhonin më mirë dhimbjet fizike.
Nivelet e stresit dhe të ankthit ulen. Një tjetër studim u krye midis pacientëve gjatë një periudhe të fekondimit ‘in vitro’. Rezultatet vërtetuan se masazhi i veshit është një gjë e mirë për t’u bërë në këtë lloj situate stresuese. Masazhoni veshin me lëvizje të ngadalta rrethore nëse ndiheni të stresuar, të panikosur, të shqetësuar, të lodhur ose të irrituar.
Dhimbja e kokës dhe migrena zvogëlohen dukshëm. Ndërsa qetësuesit mund të shkaktjnë disa efekte serioze dhe potencialisht shkatërruese në trupin dhe shëndetin tuaj, masazhimi i veshit është përgjithësisht i padëmshëm. Mund ta kombinoni edhe me çaj menteje për një efekt më të mirë.
Do të keni mundësi të humbni peshë më shpejt. Përveç ushtrimeve të rregullta dhe një diete të shëndetshme, gjithashtu mund të filloni të fërkoni pika të ndryshme në veshët tuaj çdo ditë. Rezulton se masazhi mund të promovojë humbje më të shpejtë të peshës. Pasi të keni arritur qëllimin, sigurohuni që ta vazhdoni masazhimin për të ruajtur peshën tuaj dhe të qëndroni të shëndetshëm.
Mund të jetë e dobishme për të luftuar pagjumësinë. Meqenëse masazhini i veshit ka një efekt relaksues, mund ta bëni atë para gjumit për të qetësuar veten. Kjo procedurë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, gjë që është e nevojshme për një gjumë të mirë.
Ju jep më shumë energji. Nëse harroni apo nuk keni kohë të konsumoni kafen e mëngjesit, mund të provoni t’i fërkoni veshët pak më intensivisht. Kjo mund të aktivizojë qendra të caktuara të trurit dhe të bëjë që lodhja të zbehet.