Një tjetër personazh i botës së Televizionit ka fituar betejën me koronavirusin. Ai është moderatori Bledi Strakosha. Nëpërmjet një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, Bledi ka shkruar beteja e tij nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht ia ka dalë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19 Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo . Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan Strakosha.