Franca ka regjistruar një rekord të ri ditor të rasteve të koronavirusit që nga fundi i bllokimit në maj. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Ministria franceze e Shëndetësisë janë regjistruar 3 310 raste të reja.
Janë identifikuar gjithashtu 17 vatra të reja dhe shkalla javore e pozitivitetit u llogarit me një rritje prej 2,6%. Ka pasur gjithashtu një rritje të vogël të numrit të pacientëve të shëruar, në total 376, ose nëntë më shumë se të premten. Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, në Francë kanë vdekur 30 409 persona.