Greqia shtyn deri më datë 31 gusht 2020 kufizimet për hyrjen nga Shqipëria. Ambasada e Greqisë në Shqipëri njoftoi sot se sipas vendimit të qeverisë greke kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më datë 31 gusht 2020.

“Sipas vendimit të qeverisë greke përjashtohen nga kufizimet poseduesit e pasaportës greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejes përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshme. Hyrja e personave të mësipërm nga pikat kufitare të Kakavijës, që lejohet të hynë 750 persona në ditë, dhe të Kapshticës që lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, ose me aeroplan (fluturimi Tiranë – Athinë)”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Sipas vendimit, nga dita e diel 16.08.2020 ora 00:01 deri më 31.08.2020 ora 23:59, të gjithë ata që hynë në Greqi zbatohet karantinimi 7 ditor që prej mbërritjes së tyre (përjashtohen shoferat e kamionëve)”, thekson Ambasada greke. “Personat të cilat shkelin masën e karantinës, përveç sanksioneve penale të parashikuara, dënohen më gjobë në masën 5.000 euro”, vijon njoftimi.

“Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin, testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje).

Vërtetim diagnozë në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit. Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr)”, thekson Ambasada greke.

“Ata që hyjnë në Greqi për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe me pas dalin nga shteti grek, nuk do të mund të hyjnë përsëri në territorin Grek deri më 31 gusht”, përfundon njoftimi i ambasadës së Greqisë në Shqipëri.