Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve dhe bizneseve të zbatojnë me korrektësi rregullat dhe protokollet për frenimin e përhapjes së COVID-19. Për një sezon turistik të sigurt, ekspertët e shëndetësisë kanë kërkuar respektimin e një sërë rregullash, të domosdoshme për të mos rrezikuar prekjen nga virusi.
‘Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metra. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë”
‘Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metra distancë.
Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjienën vetja. Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin”, sugjerojnë ekspertët e Shëndetësisë.