Presidenti Ilir Meta njoftoi sot një nga projektet e reja të tij, atë për themelimin e një media të re transparente në Shqipëri, që do luftojë korrupsionin. Në një reagim në Tëitter, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar me ironi një lajm të mirë këtë projekt të Metës, duke i kujtuar vidon e famshme të 7% me Dritan Priftin.

“Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese!”, shkruan Veliaj.