Pas sekuestrimit të 25 pasurive, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), në media kanë dalë të tjera fakte rreth jetës së tij, jo vetëm për akuzat e pëcjella nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol, por edhe mbi të shkuarën e tij.
Në dokumentet të cilat po qarkullojnë mbi kryerjen e shkollës 8-vjeçare në fshatin Ndroq, rezulton se Xhemail Pasmaçiu, ka pasur vështirësi në marrëdhënien e tij me mësimet. Kështu, sispas përshkrimit të mbajtur në regjistër, ai përshkruhet si një njeri i urtë, por jo inteligjent.
Si të mos mjaftonte kjo, në klasën e dytë, viti 1973, Xhemail Pasmaçiu, rezultoi ngelës në lëndën e gjuhës, që më pas do duhej ta frekuentonte në vjeshtë për të kaluar në klasën.