Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 37ºC. Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 39ºC.