Sot është Dita Botërore e Humanitarizmit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur që këtë vit në këtë ditë duhet të nderojmë punonjësit në vijën e parë të kujdesit shëndetësor.
“Sot është Dita Botërore e Humanitarizmit! Këtë vit, le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të nderuar punonjësit në vijën e parë të kujdesit shëndetësor, doktorët dhe infermierët, mamitë dhe vullnetarët e komunitetit, dhe të gjithë ata që vënë në rrezik jetën e tyre për t’u siguruar që të gjithë të kenë qasje në shërbime shëndetësore, analiza dhe trajtime, pajisje mbrojtëse dhe ilaçe, sidomos gjatë pandemisë COVID-19 dhe urgjencave të tjera”, ka theksuar ambasada e SHBA.
“Ata janë heronjtë në jetën e përditshme dhe ne duhet t’i nderojmë ata sot dhe çdo ditë”, ka shtuar ambasada amerikane.