Dokumenti i më poshtëm është fleta e lirimit nga bu rgu të një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, Musine Kokalari, e cila vuajti si rrallë kush represionin e regjimit të Enver Hoxhës. Pas pushkatimit të vëllezërve, ajo arr estohet që në fillime te diktaturës dhe nuk do të mund të gëzonte as edhe nëj ditë të vetme lirinë. Jeta e saj ishte një dramë e gjatë me fund tmerrues, pasi do të mbyllte sytë përgjithmonë ndërsa ishte nën survejim, e trysnuar dhe e nëpërkëmbur në një kasolle internimi në Rrëshen dhe e sëmurë me kancer. Regjimi komunist e urreu dhe torturoi deri në frymën e fundit këtë grua intelektuale e qëndrestare të paepur. Ja si shprehet urrrejtja ndaj saj edhe në këtë dokument zyrtar të lirimit nga bu rgu, ku e cilësojnë thjeshtë “rrobaqepëse”:
Ministria e Punëve të brendshme Puntoria e Artizanatit Nr.301.prot Tiranë më 9.10. 1961 Lënda: Mbi lirimin nga bu rgu të Musine Kokalarit JU njoftojmë se në datën 8 /X/961 u lirua nga bu rgu Puntoria Qendrore e Artizanatit M.P.Mbrendshme, me plotësim kohe e quajtura Musine Kokalari, e bija e Reshatit dhe dhe e datëlindje 1918, lindur në Turqi, banuese në Tiranë rruga Qemal Stafa, e pamartuar, ka arsim të lartë, me profesion libra shitëse sot sot rrobaqepëse, me origjinë të mesme me shtetësi e kombësi shqiptare.
Arr estuar me datën 23 janar 1946, dënuar me 20 vjet me vendim nr.5 datë 2/7/1946 të Gjykatës së lartë ushtarake në Tiranë për krime kundër shtetit, për arsye se gjatë Luftës N.Ç.L. ka bahskëpunuar me ballin Kombëtar si dhe Mithat Frashërin Ali Këlcyrën etj, ka qenë organizatore e gruas së Ballit kundër lëvizjes N.Ç.L. dhe mbas çlirimit ka qenë pjesëtare e grupit të Shkodrës ku ka bashkëpunuar me Sami Qeribashin për rrëzimin e Pushtetit Popullor.Për njoftim”Siç njoftohet në këtë dokument Musine Kokalari u lirua pas 15 viteve bu rg, dhe nuk e gëzoi as edhe një ditë lirinë, pasi regjimi i kishte përgatitur Urdhrin e internimit në Rrëshen, ku do ta detyronin të punonte fshesare rrugësh e njëkohësisht do ta izolonin deri ditën e vdekjes së saj.