Emërimi i zëvendëses së Joe Biden, e prezantuar si femër dhe idhtare e zezë e njerëzve të thjeshtë, në të vërtet përbën një shpullë në fytyrë progresistëve dhe sanksionon kontrollin total e establishmentit ndaj kandidatëve të Partisë Demokrate.
Siç e do skenari, në dukje anonim por në realitet i shkruar nga Hillary Clinton, Kamala Harris është njeriu i Joe Biden për çiftin presidencial. Njoftimi i kësaj zgjedhjeje të trazuar, por thuajse e ditur, më së fundi ka ardhur më 11 gusht pas shtyrjesh të panumërta, me njoftimin e mëposhtëm të Joe Biden: “Kam nderin e madh të njoftoj se kam zgjedhur Kamala Harris – një luftëtare e pamposhtur për njerëzit e thjeshtë (the little guy) dhe një prej funksionareve më të mira në shërbim të vendit – si shoqen time të garës. Kur Kamala ishte Prokurore e Përgjithshme, ka punuar krah për krah me Beau [djalin e Biden i vdekur nga tumori më 2015, shënimi im.]. Unë i vëreja tek sulmonin bankat e mëdha, përmirësonin kushtet e punëtorëve dhe mbronin fëmijët e gratë nga shkeljet. Isha krenar atëhere dhe jam tani që do ta kem partneren time në fushatë”.
Duken kështu të venitura preokupimet lidhur me teprinë e ambicies personale të Kamala që kishte ngritur Chris Dodd, Këshilltari i Biden, po të kihen parasysh prerogativat shumë të veçanta e këtyre zgjedhjeve ku mosha dhe kushtet e Biden e spostojnë vëmendjen mbi suksesionin për vetë presidencën.
Me dyshen Biden – Harris, kursi i vjetër, ai që amerikanët më 2016 kishin besuar se e përçmonin duke preferuar Donald Trump në vend të Hillary Clinton (e konsideruar si vazhdimi femëror i presidencës Obama), do të rivendoset në tërësinë e tij. Dhe votuesit e kësaj dysheje do të vazhdojnë të besojnë, të paktën deri kur dëshpërimi prej situatës së krijuar nga pandemia, nga veprimet e policisë dhe nga kriza ekonomike e paprecedent nuk do të shpërthejë në mënyrë më masive, se është zgjedhja e vetme e mundshme për të mundur Donald Trump.
Sepse kjo është ajo që Big Brother demokrat i ka bërë ata besojnë, kur në fakt ky binom nuk është gjë tjetër veçse produkti i një establishmenti i interesuar vetëm të ruajë statuskuonë për ruajtjen e privilegjeve të tij dhe i udhëhequr nga vendimet e Obama e Hillary. Nga ana tjetër, Obama dëshironte të ruante trashëgiminë e tij që një presidencë Sanders do ta tejkalonte, Hillary donte të hakmerrej ndaj Bernie që e urren sepse e konsideron përgjegjës për humbjen e saj të 2016 dhe të dy bashkë duan që të kenë pushtet në administratën e ardhshme eventuale demokrate. Ashtu siç Obama ka pilotuar ringjalljen e Sleepy Joe, edhe zgjedhja e Kamala, si presidente potenciale më parë dhe si zëvendëse më pas, duket në fakt e pilotuar sidomos nga Hillary.
Refuzimi i Kamala Harris që ta përndjekë Steve Mnuchin për mashtrime bankare
Në të kaluarën e saj si prokurore, Kamala Harris gëzon përndjekjen e munguar e Sekretarit aktual të Thesarit Steve Mnuchin, atij që në kulmin e pandemisë ka pretenduar miliarda dollarë për korporatat pa asnjë kusht, në shkëmbim tl një shume prej 1200 dollarësht të dhënë familjeve amerikane. Midis viteve 2009 e 2015, Mnuchin ka qenë CEO-ja i OneWest Bank, që siç zbulohet nga “The Intercept”, në shkurtin e 2017 në artikullin “Kamala Harris refuzon të shpjegojë se pse nuk e ka paditur bankën e Mnuchin”, kishte kryer një numër të madh mashtrimesh.
«Në një memo të brendshme të botuar nga The Intercept të martën e kaluar, lexohet në të, prokurorët e zyrës së Prokurores së Përgjithshme të shtetit California kanë thënë se kanë gjetur më shumë se 1000 shkelje të ligjeve lidhur me pengun nga ana e bankës së tij [të Mnuchin] gjatë kësaj periudhe dhe kanë parashikuar se investigime të ardhshme do të nxjerrin në dritë disa mijëra të tjera. Por hetimi, në atë që memoja e quajtur “gjerësisht i kryer keq” është mbyllur pasi zyra e Harris ka refuzuar të ngrejë një padi civile kundër bankës».
Nga hetimet e kryera më pas, ka dalë se në 2016 Mnuchin i dha fushatës së Harris 2000 dollarë, kandidatja e vetme demokrate që ka marrë fonde nga Mnuchin në atë cikël elektoral, pavarësisht se në vitet e mëparshme Mnuchin kishte bërë donacione për të dy Clinton, për Barack Obama, për Jonn Kerry, në konfirmim të mëtejshëm të asaj sesa në nivelet e larta paratë e personave me tendecave republikane shkojnë të ushqejnë pa dallim demokratë e republikanë.
Masat e supozuara e prokurores Kamala në favor të njerëzve të thjeshtë dhe me ngjyrë
Lidhur me referimet e Joe Biden për luftën e Harris në përmirësimin e jetës së njerëzve të thjeshtë, punëtorëve, nënave e fëmijëve, deri New York Times vitin e kaluar kishte në faqet e tij opinionin e Profesores kaliforniane të Juridikut Lara Bezelon, i cili hidhte poshtë me fakte nofkën “progresiste” me të cilën Kamala pëlqente dhe pëlen akoma sot të prkufizojë aktivitetin e saj si prokurore. «Shpesh senatorja është vendosur në anën e gabuar të historisë […] Herëpashere, kur progresistët e shtynin që të mbështeste reformën e drejtësisë penale në cilësinë e prokurore distriktuale [të San Francisco] apo të prokurores së përgjithshme, zonja Harris ka kundërshtuar ose ka heshtur. Gjë akoma edhe më shqetësuese, zonja Harris ka luftuar me thonj e me dhëmbë për të mbështetut burgime të padrejta që qenë kryer për shkak të sjelljes së keqe të funksionarëve, që përfshinin prishjen e provave, dëshmi false dhe fshirje të informacioneve kryesore nga ana e prokurorëve».
Edhe sulmet e Tulsi Gabbard, të bëra ndaj Kamala Harris gjatë një debati televiziv presidencial të verës 2019, që kanë shënuar edhe rënien e madhe të Harris në sondazhe, i referoheshin aktivitetit të saj gjyqësor përpara zgjedhjes si senatore më 2016. Gabbard shprehej e preokupuar për aktivitetin si prokurore për të cilin Harris krenohej, por që kishte pasur impakte të forta negative sidomos ndaj popullatës me ngjyrë. Të ndryshme masat e cituara midis të cilave ashpërsimi kundër krimeve të lidhura me përdorimin e marihuanës me burgosjen e 1500 personave, mohimi i rishqrtimit të një të dënuari pas daljes së provave të ADN-së që do të mund ta shfajësonin, lirimi i munguar i personave që duhet të kishin të drejtën për të punuar me kosto të ulët dhe deri propozimi për të futur në burg prindërit e fëmijëve me frekuencë të lartë mungesash shkollore.
Është fakt se pas këtij debati Kamala ka humbur gjithnjë e më shumë terren në sondazhe, aq sa në dhjetor e ka braktisur garën presidenciale, tamam në kohë që emri i saj të mës shfaqej në listat elektorale kaliforniane, ku një humbje do të ishte poshtëruese. Megjithëse duke qenë me ngjyrë, mama indiane dhe baba xhamajkan, Kamala ka mundësi që nuk do ta kishte votën afroamerikane, e prirur më shumë nga Joe Biden për popullsinë më të moshuar dhe ndaj Bernie Sanders për popullsinë më të re. Komenattorë kryesorë si Conan Nolan dhe Chuck Todd të MSNBC-së e kishin parë këtë tërheqje si një strategji të zgjuar jo vetëm për të shmangur rezultate jo të mira elektorale në primare, por si parapërgatitje për garën e zëvendëspresiencës me Joe Biden.
«Dalja nga kompeticioni përpara 2020» do ta ndihmonte «që të mos gërmonhej një gropë më e thellë në California» dhe do t’i mundësonte të «ripastronte kurrikulumin e saj» duke e çuar vëmendjen nl ato që kishin qenë «pikat e saj kryesore të forcës në fillim të fushatës». Domethënë dhuntitë e padyshimta oratoreske dhe aftësia për t’i vënë me shpatulla pas muri të akuzuarit, përveçse e karakterizuar di figurë lider në luftën kundër Trump i kishin dhënë shumë popullaritet. Disa pyetje të saj në fakt qenë bërë viralë si ato të audicioneve në Senat për të pafundmin Russiagate ose ato për Brett Kavanaugh lidhur me abuzimet seksuale përpara konfirmimit të tij në Gjykatën Supreme dhe, më pas, në aferën Muller lidhur me implikimet ruse.
Moszgjedhja e Karen Bass ka qenë një tjetër shpullë fytyrës progresistëve
Duket se operacioni i make up ia ka arritur për mrekulli duke i lënë progresistët në pakënaqësi e në zemërim. «Jemi në mesin e lëvizjes më të madhe të protestës në historinë amerikane, subjekti i së cilës është gjendja e policisë, dhe Partia Demokrate ka zgjedhur një “top cop” dhe autorin e “crime bill” Joe Biden për të na shpëtuar nga Trump. Përçmimi për bazën është, wow». Kështu ka komentuar i shefja e zyrës së shtypit e Bernie Sanders dhe opinionistja politike Briahna Joy Gray duke aluduar për të kaluarën e Kamala më shumë si police sesa si mbrojtës e të dobtëve.
Zëvendëspresidenca e Kamala Harris duket kështu si një shpullë më shumë në fytyrë progresistëve, sidomos pas ngjitjes se befasishme të orëve të fundit të Karen Bass, që do të kishte shënuar një hapje ndaj tyre në një moment që
do të kishte nevojë më shumë se kurrë. Megjithëse «larg nga të qënit socialiste», lexohet në Jacobin Magazine, Bass «është pamohueshmërisht progresiste. Përpara se të futej në politkën elektorale, ka qenë aktiviste kundr brutalitetit të policisë dhe kundër “crime bill” të vitit 1994». Ditët e fundit më shumë se 300 delegatë të Democratic National Convention të ardhshme (që do të mbahet në Milwaukee midis 17 – 20 gushtit) kishin nënshkruar një letër që i kërkonte Joe Biden të zgjidhte Bass “për të ndihmuar unitetin e partisë dhe përparimin e kombit”. Veç kësaj, Bass kishte marrë edhe endorsement e Nina Turner, gjë që po të kihet parasysh pesha politike e Hillary Clinton dhe urrejtja e saj e madhe ndaj Bernie Sanders i të cilit Nina është mbështetëse, konfirmonte idenë se Karen Bass nuk do të ishte zgjedhja.
Susan Rice dhe Hillary Clinton
Ishte edhe Susan Rice në garë (dhe ndoshta Kamala është më pak e keqe se Susan Rice) dhe zgjedhja e saj do të ishte një siguri personale për Joe Biden, i cili ka pun uar për 8 vite në kontakt të ngushtë me të. Por kishte edhe nga ana establishmentit faktorë që shkonin në drejtim të kundërt me zgjedhjen e saj, pavarësisht se sigurisht që nuk ishte as e kaluara e Rice si luftënxitëse në politikën e jashtme, as përfshirjet e saj me industritë e lëndve djegëse ma bazë fosile. Kundërindikacioni ishte se Rice do t’u ofronte republikanëve shënjestrën më të mirë politike për t’i ndezur mbështetësit e Trump kundër Biden. Vetë republikanët, siç e referon Politico në artikullin e titulluar “Susan Rice është absolutisht Nr. 1 në zgjedhje”: GOP [Grand Old Party] do Rice si zëvendëse të Biden». Megjithatë, në përjashtimin e Rice nuk është për t’u nënvlerësuar faktori Hillary. Pikërisht në sulmin e Benghazi, domethënë episodin që më shumë se çdo tjetër e bënte Rice kaq të dobët ndaj sulmeve të republikanëve, Hillary Clinton, atëhere Sekretare Shteti, kishte nxjerrë Susan Rice përpara kamerave për të të rrëfyer atë që më pas do të rezultonte gënjeshtër, duke mos marrë kështu përgjegjësitë që do t’i takonin asaj. Kështu që gjëja nuk do t’i favorizonte kështu raportet midis të dyjave, që tashmë nuk qenë në nivelet më të mira.
Lidhjet midis Kamala Harris dhe Hillary Clinton
Lidhjet midis Kamala Harris dhe Hillary Clinton u përkasin fazave menjëherë pas humbjes së 2016. Qysh në 2017 shumë media nënvizonin se të parët që kishin mbledhur fonde për Kamala qenë donatorët e mëdhenj dhe surrogates kryesorë e Hillary Clinton, me bankete të organizuara në Hamptons dhe në lokalitete të tjera të pasura. Bekimi prapa kuintave i Hillary Clinton, stafi i së cilës ishte transferuar masivisht në fushatën e Kamala, duke filluar nga Maya Harris, motra e Kamala, duke kaluar nga pozicioni top advisor i Hillary në drejtuese e fushatës së Kamala, gjen tani miratimin e hapur në tweet e Hillary, i postuar menjëherë pas deklarimit të Biden: «Jam e gëzuar t’i uroj mirëseardhjen Kamala Harris në këtë çift historik demokrat. Ka dhënë provë tashmë se është një shërbyese dhe lidere publike e pabesueshme. Do të jetë edhe një partnere e fortë për Joe Biden. Ju lutem të bashkoheni me mua që ta mbështesim për ta zgjedhur». Asnjë dyshim kësaj radhe lidhur me vërtetësinë e fjalëve të Hillary, e cila me kandidaturën e Kamala siguron hakmarrjen personale të saj dhe i garanton vetes një pozicion pushteti në administratën e re eventuale.
Rasti Flournoy dhe vota e Kamala kundër shkurtimeve për Pentagonin
Një artikull i fillimit të korrikut të këtij viti, i titulluar “Wall Street, Republicans and militarists back Biden campaign” i World Socialist Web Site është iluminues mbi parashikimet militareske e administratës Biden – Harris si prej lidhjeve të drejtpërdrejta me Hillary, ashtu edhe në raport me votën në Senat që Kamala Harris ka dhënë kohët e fundit.
Një prej komponenteve «të koalicionit të reaksionarëve që është grumbulluar me shpejtësi përreth Biden – lexohet në të – përbëhet nga ish funksionarë të inteligjencës ushtarake të administratës Obama që kanë bërë një thes me para me biznesin fitimprurës të konsulencës strategjike dhe që tani shpresojnë të rikthehen në pushtet në një administratë Biden». Midis tyre është “luftënxitësja e njohur” Michele Flournoy, figurë kryesore e kompanisë West Executive Avenue (e krijuar për të vënë në zbatim biznesin e konsulencës strategjike), si edhe Zëvendëssekretare e Mbrojtjes e Obama deri më 2012, më pas e dorëhequr nga posti njëkohësisht me dorëheqjen si Sekretare Shteti e Hillary Clinton, që duhej të përgatitej për fushatën e 2016. «Flournoy jepej për e sigurtë si Sekretare e Mbrojtjes në rast se Hillary Clinton t’i kishte fituar zgjedhjet e 2016 dhe është edhe një herë akoma në krye të listës për postin e shefes së Pentagonit nën Biden». Edhe në administratën Trump ka mbajtur pozicione të rëndësishme, «përpara se të dorëhiqej kur fushata presidenciale e 2020 ka ndezur mirë motorët», për të hyrë e qenë pjesë e ekipit të Kamala Harris.
Kështu që nuk habit fakti që Kamala ka votuar “jo” për projektligjin e Bernie Sanders që kërkonte një shkurtim prej 10% të shpenzimeve marramendëse për Pemtagonin, të parashikuara për 2021 në shumën e 704.5 miliard dollarëve, për t’i rialokuar ato para për shendetësi, arsim dhe shtëpi. Domethënë të gjitha masa, që po t’i besosh portretit të bukur të bërë nga Biden, do të duhej të ishin në linjë të përkryer me pozicionet humanitare të saj. Por fjalët janë një gjë dhe veprat një tjetër. Hedhja poshtë e këtij projektligji, që në Dhomë ishte paraqitur nga Barbara Lee e Mark Pocan, ka treguar një portret të bukur të Kongresit dhe sidomos të Partisë Demokrate, mazhoranca e së cilës ka
votuar “jo” bashkë me bllokun kompakt të republikanëve. “Jo”-ja e kandidates aktuale për zëvendëspresidente ka dhënë një indikacion të mëtejshëm se cila do të jetë politika e jashtme e çiftit demokrat presidencial në rast se do të fitojë zgjedhjet. Një çift të cilit nuk do t’i mungojnë as ndërhyrjet e Obama, as ato të Hillary.
Përgatiti: Armin Tirana