Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriona Sako, vizitoi sot disa familje në njësinë administrative nr.2 me shkallë dëmtimi DS3 që vijojnë punën për riparimin e banesave, pasi kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit. Shumë shpejt mijëra familje të Durrësit do të rikthehen në banesat e tyre të rikonstruktuara për t’ju kthyer normalitetit.
Bashkia e Durrësit vazhdon shpërndarjen e granteve për rikonstruksion dhe njëkohësisht po kryhen edhe procedurat përkatëse që i hapin rrugë riparimit të ambienteve të përbashkëta.