Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi në një mesazh video të shtunën për përkeqësimin e situatës humanitare në të gjithë botën, duke deklaruar se pandemia e virusit koronar dhe ngrohja globale ka të ngjarë të shkaktojnë emergjenca të mëtejshme.

“Ne duhet të mendojmë se pandemia dhe ndryshimi i klimës do të ndryshojë rrethanat për shumë njerëz në mbarë botën,” tha Merkel në podcast-in e saj të përjavshëm, duke shtuar se ishte e rëndësishme, si një vend, të mobilizonte shpejt ndihmën humanitare.

Merkel përmendi si shembull operacionin Bundeswehr dhe punën e Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) në Liban pas shpërthimit në portin e Bejrutit, në të cilin të paktën 178 njerëz u vr anë dhe më shumë se 6000 të pla gosur. Shpërthimi tregoi se “kriza mund të zhvillohet jashtëzakonisht shpejt”, tha udhëheqësja gjermane.

Mbrojtja e atyre që ofrojnë ndihmë

Për fat të keq, ne kemi parë shumë herë se si ata janë shënjestra e sulmeve dhe si parandalohen të bëjnë punën e tyre të rëndësishme. Atyre duhet t’u sigurohet mbrojtja që meritojnë sipas ligjit ndërkombëtar.Njerëzit në vendet ku shteti është i dobët ose ekziston një konflikt i armatosur, shpesh janë pa mbrojtje kur goditen nga kriza.Kjo është arsyeja pse shpesh nevojiten zgjidhje politike – ndihma humanitare mund të efektojë vetëm në një afat të shkurtër.