Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, nga sjellja e papërgjegjshme e të rinjve në klubet dhe restorantet në bregdet ku distancimi i social dhe mbrojtja nga COVID-19 duket se është një gjë e panjohur për ta. Braçe shkruan se në të gjithë këtë harbim të të rinjve apo “kalamajve” siç i cilëson numri dy i qeverisë, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, të cilët në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin.

Braçe e cilëson këtë fenomen problematik, ku ka politikanë që mbështesin sjellje të tilla dhe nuk përcjellin mesazhet që duhet për mbrojtjen dhe distancimin fizik. “Kjo histori nuk fillon me qeverinë por me mua e me ty. Nuk fillojmë tek institucionet, ata patjetër që bëjnë punën e tyre, i keni me numra dhe shifra për gjo bitjet. Problemi më i madh janë politikanët që vendosen mes këtyre kalamajve të harbuar dhe institucioneve duke përcjellë mesazhe tërësisht në favor të kësaj sjellje dhe jo në favor të sjelljeve që duhet që të mbrohen dhe të jenë më të kujdesshëm. Ky është problemi dhe jo se ku janë gjetur videot, pasi ato janë gjithkund në rrjetet sociale”, tha Braçe.

Më herët me një status në facebook, Braçe bën thirrje që kjo sjellje të marrë fund dhe se spitale nuk janë fajtoret pse njerëzit humbin jetën apo rriten shifrat e të infektuarve, por sjellja individuale e secilit prej nesh që duket se e kemi harruar që virusi është mes nesh dhe duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me të.

“Nëse situata kërkon të përmirësohet”, shprehet Braçe, “duhet të fillosh nga vetja dhe të lësh mënjanë mllefin, provokimet dhe politikën, por të zbatosh rregullat e thjeshta distancë fizike, mbaj maskë, laj duart”. Ai ka bërë edhe aku za për Tatimet që nuk bëjnë kontrolle për kuponin tatimor, ku të rinjtë derdhin shampanjën si të jetë ujë.

Statusi i plotë i Erion Braçes

Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politike kri minale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mll ef, urr ejtje, li gësi, provokime, politikën e ulet të njohur tashme!

Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart! Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu! Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrema dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë, Lekurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë tu bëj spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëj qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik! Shihi pak shishet e shampanjës që nuk pihen por spërkasin ajrin, njëri tjetrin e pastaj pishinën-si realitet ekonomik!

Ky është problemi! Spitali do mbahet falë punës e sakrificës së punëtorëve të mjekësisë, por sjellja e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga kalamajtë e harbimit! Ndaj boll me politikën me sëmundjen! Është e nev eritshme! Tani kam diçka me tatimet; shihni kupone ju ke këto vaskat me shishe shampanje?!