Bashkimi Europian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Vihet re se BE i ka akorduar Shqipërisë ndihmë 180 milionë euro, shumë më të madhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria gjithashtu është e para në rajon për “thithjen” e këtij fondi ndihmues ndaj pasojave të COVID 19.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë vendin për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19”. “Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një krize të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca. “Ne jemi të fortë së bashku”, përfundoi ai.