Berati, ose siç njihet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, është një qytet simpatik i UNESCO-s, plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum, shkruan faqja e njohur turistike, bucketlistly.blog. Berati është një qytet që nuk duhet ta humbisni kur vizitoni Shqipërinë.

Eksploroni Kalanë e Beratit Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit. Kalaja është më e madhe se sa duket nga qyteti. Mund të kaloni disa orë duke zbuluar të gjitha kishat bizantine dhe xhamitë osmane brenda kështjellës. Rruga deri në kështjellë nga qyteti është mjaft e pjerrët dhe në mes të nxehtit të verës së Shqipërisë mund të jetë mjaft e padurueshme të ngjitesh në kështjellë gjatë ditës, kështu që shkoni më mirë pasdite atje. Duke parë peizazhin përreth, do të vini re dy male në të dy anët e lumit Osum. Ata janë Tomori dhe Shpiragu. Legjenda thotë ka se këto dy male ishin dikur gjigantët që luftuan me njëri-tjetrin për të fituar zemrën e një gruaje në Berat.

Admironi Kishën e Trinisë së Shenjtë Brenda mureve të kalasë së Beratit, ndodhet një kishë e jashtëzakonshme, Kisha e Trinisë së Shenjtë. Kjo kishë është një vizitë e domosdoshme nëse jeni të interesuar të shihni një shembull të shkëlqyeshëm të ndikimit të madh të Perandorisë Bizantine të lënë në këtë zonë. Kjo kishë bizantine mesjetare u ndërtua diku midis shekullit XIII dhe XIV.

Vizitoni xhamitë dhe kishat e tjera në Berat  Shumë civilizime kanë arritur të bashkëjetojnë në Berat për shekuj dhe ju mund ta shihni atë nga të gjitha xhamitë dhe kishat që do të gjeni atje. Ka edhe disa kisha dhe katedrale të tjera që duhet t’i shikoni. Aty ndodhen Kisha e Shën Teodorit dhe Kisha e Shën Mërisë si edhe Katedralja e Shën Dhimitrit, e vendosur në skajin lindor të bulevardit ”Republika”. Për xhamitë, ju do të gjeni Xhaminë e Plumbit jo shumë larg nga Katedralja e Shën Dhimitrit si edhe Xhaminë Mbret.

Shëtisni natën në bulevardin ”Republika” dhe përjetoni një xhiro fantastike  Pas perëndimit të diellit, sigurohuni që të shëtisni përgjatë bulevardit ”Republika” dhe të provoni ”xhiron”, një traditë shqiptare pasi bie dielli, ku i gjithë qyteti do të mblidhet së bashku në një bulevard dhe do të ecë lart e poshtë rrugës duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Me njerëz jashtë, duke luajtur shah në natyrë, duke folur me njëri-tjetrin ndërsa ecin lart e poshtë, na duhet të themi se nuk kemi parë kurrë një traditë si kjo. Ajo që jo shumë njerëz e dinë është se bulevardi ”Republika” është gjithashtu vendi më i mirë për të bërë një foto të Beratit.

Vizitoni Muzeun Etnografik Muzeu Etnografik është një vend i shkëlqyeshëm për të vizituar nëse dëshiron të mësosh për historinë e Beratit dhe kulturën shqiptare. Pamja është gjithashtu e mahnitshme nga ballkoni i muzeut, me pamje nga qyteti. Është një vend i shkëlqyeshëm për të ndaluar për një orë pasi të keni zbritur nga kështjella.

Kanionet e Osumit Nëse keni një ditë tjetër për të pushuar, ju rekomandojmë ta kaloni atë ditë në natyrë dhe të eksploroni peizazhin përreth të Beratit. Kanioni i Osumit është kanioni më i madh në Shqipëri. Është gjithashtu një shans për ju që të pushoni dhe të notoni në kanion.