Muaji gusht ka nisur me intensitet përpunues në kalatat portuale të Portit më të madh në vend. Sipas të dhënave të Dispeçerisë së Autoritetit Portual Durrës, vetëm gjatë dy ditëve të para të këtij fillim muaji janë përpunuar 23, 349 mijë tonë mallra të ndryshme, nga 8 anije tregtare të bregëzuara dhe 999 copë konteinerë.

Mallrat e përpunuara janë kryesisht melaminë, grurë, ure dhe llamarinë, etj. Ndërkohë, java ka nisur me përpunimin e në 4 anijeve tregtare të ankoruara në Terminalin Perëndimor(TMGJ) dhe atë të Konteinerëve, nga të cilat po shkarkohen hekur dhe konteinerë.