Sulmuesi Kylian Mbappe foli para ndeshjes finale kundër Bayern Munchen. Futbollisti i PSG-së mendon se për t’u bërë më i miri duhet të mundesh më të mirët. “Unë gjithmonë jam stërvitur dhe kam ëndërruar të luajë kundër më të mirëve. Për të qenë më i miri, duhet të mundësh më të mirin. Nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe duhet të luajmë me përkushtim dhe cilësi.“Të luajmë lojën tonë, pasi jemi këtu ku jemi pikërisht se kemi luajtur lojën tonë. Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe shpresojmë të fitojmë trofeun. Neuer? Të luash kundër Neuerit, një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit, është e vështirë”, – tha ai.