Secili prej nesh kalon nëpër faza të ndryshme të jetës, disa momente të vështira dhe disa më të lehta, por duhet të mbani mend se ne jemi të rëndësishëm, para së gjithash për veten tonë. Dashuria për veten tonë është thesari më i madh që ka çdo njeri. Sidoqoftë, edhe nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshiron, mbani mend fjalët që do të lexoni më poshtë. Shpresojmë se mund të jenë të dobishme për t’ju mbështetur, nëse jeni duke kaluar nëpër një kohë të vështirë. Mos lejoni të turpëroheni. Mos jini të pasigurt për veten tuaj. Mos gjykoni, por mbani mend se është e rëndësishme të dëgjoni atë që të tjerët kanë për t’ju thënë. Mos u mbyllni në veten tuaj. Mos lejoni që të jeni të mbingarkuara nga pasiguria. Lexoni libra. Mos shikoni me tepri talk shoë. Dhe përsëriti vazhdimisht vetes, se gjithçka do të shkojë mirë. Mos i mbytni problemet tuaja me alkool. Mos pranoni njerëz të tepërt pranë vetes, të cilët nuk do të kenë asnjë dobi në jetën tuaj.
Zgjohuni herët. Flini së paku tetë orë. Mos prisni që gjërat më të mira të ndodhin vetë herët a vonë, por ngrihuni, luftoni që të merrni atë që dëshironi. Bëni kujdes nga njerëzit e ligj, dhe mos kini frikë nga idetë e çmendura. Dëgjojeni familjen tuaj, mos jini gjithmonë aq kokëfortë. Në fundjavë, shkoni në kinema me dikë, dilni, argëtohuni me të dashurit tuaj. Mos mendoni për vdekjen, por gëzoni jetën sa më shumë që mundeni, pa menduar për nesër. Nëse e doni njeriun tuaj, thuajani. Gjithmonë luftoni për atë që dëshironi, ju do të habiteni kur të zbuloni rezervën e madhe të forcës që është e fshehur brenda jush.