Shpejtësia e shumë vendeve për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit nuk ka lënë pa një koment edhe të vetë ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo e fundit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook kërkon që vaksinat duhet të jenë të sigurta, ndërsa publikon edhe një link, në të cilin janë duke u realizuar ndërhyrjet për të prodhuar vaksinën.
“Vaksinat duhet të jenë të sigurta dhe efikase për të mbrojtur njerëzit. Qeveri përgjegjëse po punojnë për të gjetur një vaksinë për COVID-19 duke përdorur standarte të miratuara shkencore”, shkruan Amabasada Amerikane. Gjithashtu në fund të mesazhit publikon edhe një link, shoqëruar me faktin se si qeveritë përgjegjëse janë duke zhvilluar një vaksinë, që do të jetë efikase për njerëzit.