Moderatori i njohur Isli Islami ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një foto të publikuar së fundmi në rrjete sociale. Buzët e tij duken më të fryra se zakonisht dhe kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë për ndërhyrje.

“Pse i bëre buzët pse? Ishe më mirë ashtu”, i ka komentuar dikush. Komenti është vënë re nga Isli, i cili ka vendosur t’i përgjigjet. “Urno??”, ka replikuar ai, duke lënë në pikëpyetje pyetjen e ndjekëses.

“Sa rezultat i mirë të paskan dalë buzët”, i ka shkruar dikush tjetër, por këtë herë moderatori ka vendosur të mos përgjigjet.