Maurizio Turone është kthyer të flasë për golin e anuluar kundër Juventus-it në vitin 1981, kur vishte fanellën e Roma-s.

“Ka qenë padrejtësia më e madhe që kam pësuar në futboll VAR ka shtuar paqartësinë në vend që ta pakësonte, po të kishte qenë në kohën time, do të isha bërë i famshëm për një arsye tjetër”, ka thënë 71-vjeçari.“Në atë kohë arbitrat ishin të ndikuar, nuk mund të isha indiferent kur shihje avokatin Agnelli në tunelin që çonte te fusha”, ka thënë Turone për Corriere dello Sport.