Ditën e sotme Greqia ka marrë vendimin që çdo qytetar që kërkon të futet në territorin e saj duhet të qëndrojë 7 ditë në karantinim. Por qeveria greke ka vendosur edhe disa kufizime për disa nga rajonet turistike, pasi numri i infektimeve të reja u rrit sërish.
“Në shumicën e rajoneve të vendit, përfshirë Athinën, Selanikun dhe disa ishuj, nga e premtja, tavernat, baret dhe klubet duhet të mbyllen në mesnatë”, tha një zëdhënës i qeverisë. Gjithashtu edhe grumbullimet me më shumë se 50 persona janë të ndaluara në të gjithë vendin, ndërsa këto rregulla do të vlejnë deri në 14 gusht.