Qeveria greke ka vendosur masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit, lidhur me lejimin e udhëtimeve pas datës 16 gusht. Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.
Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, nga data 17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, që duhet të jetë kryer deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda. Sa i përket kufijve tokësor,ku përfshihet edhe Shqipëria, është vendosur që nga data 16 gusht kusht i vetëm të jetë testi PCR i kryer para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grekë që duan të shkojnë në vendin e tyre, raporton newsbomb.al.
Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri në 750 persona në ditë.