Emigrantët shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë greke. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh kategoritë e individëve që kanë të drejtë aplikimi si dhe ata që nuk mund të marrin nënshtetësi. Përkatësisht personat që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë një leje qëndrimi të përkohshme nuk kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi helene. Gjithashtu, iu humb e drejta e aplikimit për këtë të fundit edhe individëve që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.
Aplikimi Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi si dhe ata që kanë mbi 3 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jenë martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kenë fëmijë me të.Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke mund të marrin nënshtetësi. Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke. Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.
Dokumentacioni Kandidatët e interesuar për të marrë nënshtetësinë greke duhet të dorëzojnë një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit të tyre; një aplikim për natyralizim si dhe një leje qëndrimi. Respektivisht kjo e fundit mund të jetë: leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë; leje për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur; leje për një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme; si dhe leje qëndrimi e dhënë si person pa nënshtetësi. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe pasaportën e tyre. Nëse individi ka lindur jashtë vendit nevojitet një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ndërsa nëse ka lindur në Greqi, i duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje greke. Është e domosdoshme që aplikantët të dorëzojnë edhe auditimet e taksave personale për vitet e fundit, numrin e sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.) si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të bëjnë aplikimin për nënshtetësinë greke pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetojnë.
Tarifat Të interesuarit për nënshtetësinë greke duhet të paguajnë 700 euro për aplikimin për herë të pare dhe 200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Ndërkohë personat e deklaruar si refugjatë apo pa nënshtetësi do të paguajnë vetëm 100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Në projektligjin e ri që është paraqitur në parlament taksa prej 700 eurosh, parashikohet të ulet dhe të bëhet 550 euro. Pas aplikimit, kandidatët duhet të presin rreth 1 vit për të marrë përgjigje nëse aplikimi i tyre është pranuar apo jo.
Kontrolli online Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së Brendshme. Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919. Po ashtu ka dhe një mundësi tjetër. Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Fillimisht ata duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, më tej numrin e dosjes, emrin dhe mbiemrin e tyre si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.
Marrja e nënshtetësisë Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. Tashmë procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim, e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh. Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke.
Kategoritë aplikuese për nënshtetësi greke Kur mund të kryhet aplikimi: Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi. Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të. Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke). Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.
Dokumentacioni Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit. †Një aplikim për natyralizim. Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si: Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë, për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur, një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme, si person pa nënshtetësi
Pasaporta. Nëse keni lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse keni lindur në Greqi, një certifikatë lindjeje greke. Auditimet e taksave personale për vitet e fundit. Numri i sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.). Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Kush nuk ka të drejtë aplikimi Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme. Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje./Gsh.al