Të rinjtë kanë vuajtur më shumë me probleme të shëndetit mendor gjatë muajve të fundit sesa çdo grupmoshë tjetër, sipas një studimi të gjerë, i cili ka shqyrtuar efektet e pandemisë në moshën nën-25 vjeç. Një pamje shqetësuese e niveleve në rritje të ankthit dhe pamundësisë për t’u përqendruar, u raportua nga ata të moshës midis 18 dhe 24 vjeç, si pjesë e një studimi të gjerë të më shumë se 6.000 të rriturve të kryer nga YouGov dhe projektuar nga Fondacioni Rezolutë, i cili u analizua më pas nga Fondacioni i Shëndetit. Ata të moshës nën 25 vjeç janë tre herë më shumë të predispozuar të raportojnë se nuk po i shijojnë aktivitetet e tyre të përditshme aq sa dy vjet më parë, ndërsa gati gjysma thanë se po përpiqeshin të përqendroheshin. Hulumtimi zbuloi se një e treta e kësaj grupmoshe kishin humbur punën e tyre gjatë pandemi, krahasuar me një të gjashtën e të rriturve në moshë pune në përgjithësi, dhe se ata që aktualisht janë në punë kanë një rrezik të shtuar të papunësisë së mëvonshme kur skema e mbajtjes së punës përfundon. “Të rinjtë janë goditur veçanërisht nga prishja e ekulibrit ekonomik, gjë që ka ndikuar në sigurinë e tyre financiare dhe ka kërcënuar perspektivën e punës së tyre,” tha Tim Elëell-Sutton, ndihmës drejtor i partneriteteve strategjike në Fondacionin e Shëndetit.
Ndikimi në shëndetin mendor të grupmoshës nën 24 vjeç është veçanërisht shqetësues, tha ai. “Është thelbësore që të rinjtë të marrin mbështetjen e nevojshme në këtë periudhë të vështirë. Qeveria duhet të vendosë të rinjtë në zemër të politikave të saj të rimëkëmbjes, për të siguruar që ata kanë shansin më të mirë për një të ardhme të shëndetshme “.