Pasi inspiroi skuadrën e tij në titullin kampion të parë pas plot 11 vjetësh që korrespondon dhe me plot 1 shekull nga krijimi i klubit, presidenti i Tiranës, kërkon të mos e ndalë vrullin me kaq.
Refik Halili synon grupet e Europa Ligës këtë verë, në një format që diktohet nga pandemia në kupat kontinentale, pro që mund të rezultojë optimal për ekipe nga vende të vogla si Shqipëria. Për këtë, aksioneri kryesor i Tiranës nuk do të kursehet në merkato.
Tirana prej ditësh stërvitet në Pogradec, aty ku po përgatitet për ndeshjen e parë evropiane me Dinamon e Tbilisit, takim që edhe për Halilin është i vështirë, por jo i pakalueshëm.
Së fundmi Tirana ka fituar 3 me 0 në miqësore me Pogradecin, fitore kjo që nuk e ka ngrohur trajnerin Egbo. E gjitha kjo sipas kryepankinës ka ardhur edhe për shkak të ngarkesave fizike të këtyre ditëve.