Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti, ka qetësuar prindërit, sa i përket fillimit të shkollave dhe rrezikut që u kanoset nga Covid.

Siç shkruan Alimehmeti, rritja e shkollave nuk do të sjellë rritje të shifrave të Covid, pasi fëmijët nuk janë transmetuesit kryesorë të pandemisë. Këtë hipotezë ai e ka shoqëruar me argumente nga studimi.

Postimi i Alimehmetit:

Tjetër lajm i mirë për fëmijët dhe shkollat!

Një rishikim sistematik i literaturës (maja e piramidës së cilësisë së evidencës) u zhvillua në Karolinska Institute – Suedi (universiteti nr. 11 në Europë dhe nr. 41 në botë).

Rruga e daljes nga “confirmation bias” në evidencën shëndetësore është pikërisht rishikimi sistematik i literaturës.

Artikulli është publikuar më 18 Gusht 2020 ne prestigjiozen Acta Pediatrica dhe del në konkluzionet se (përkthim):

FËMIJËT NUK JANË TRANSMETUESIT KRYESORË TË PANDEMISË.

HAPJA E SHKOLLAVE, KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE KA GJASA SHUMË TË ULËTA QË TË NDIKOJË NË SHIFRAT E MORTALITETIT NGA COVID-19.

Pas rishqyrtimit të rreth 700 artikujve të publikuar dhe të fokusuar mbi efektin e transmetimit të COVID-19 nga fëmijët, rezultatet kryesore janë si më poshtë:

(Perkthim)

Fëmijët përbëjnë një fraksion të vogël të rasteve me COVID-19 dhe kanë kontakte sociale kryesisht me fëmijë bashkëmoshatarë dhe me prindërit e tyre, dhe jo po aq shumë me të moshuarit në risk për sëmundje të rëndë.

Të dhënat mbi ngarkesat virale janë të pakëta, por tregojnë se fëmijët mund të kenë nivele më të ulëta se të rriturit, pjesërisht për shkak se kanë shpesh më pak simptoma.

Studimet e transmetimit në shtëpi tregojnë se rrallëherë janë fëmijët rasti i parë (index case).

Studimet e rasteve sugjerojnë se fëmijët me COVID-19 rrallëherë shkaktojnë vatra epidemie.

Megjithatë, ka shumë gjasa që fëmijët kanë mundësinë (pra nuk është zero mundësia) që ta transmetojnë virusin SARS-CoV-2 dhe që edhe fëmijët asimptomatikë mund të kenë ngarkesa virale.

Forca miq!

Është e kuptueshme që kemi shqetësim të rritur për fëmijët tanë, por fatmirësisht ata nuk preken rëndë nga sëmundja dhe gjasat janë të vogla që të sëmurin të tjerët!