Drejtori i Policisë në Berat, Neritan Nallbati ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Mësohet se gjithashtu është infektuar me Covid-19 edhe bashkëshortja e tij, ndërsa gjendja shëndetësore e të dyve është e qëndrueshme.

Nallbati është shprehur se është infekuar pasi kontakton shumë njerëz gjatë punës së tij. Më tej ai ka shtuar, se së bashku me bashkëshorten ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu Nallbati bëri me dije, se ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes dhe tashmë është në përfundim të saj. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 120 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa situatë e rënduar paraqitet në spitalet COVId ku 125 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm. Nga këta pacientëm 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.