Prodhimi i energjisë elektrike në vend u rrit në rreth 2.7 milionë mwh në 6-mujorin e parë të këtij viti, nga të gjithë burimet gjeneruese, teksa dominoi prodhimi i energjisë nga hidrocentralet private dhe parqet fotovoltaike.

Enti Rregullator i Energjisë, publikoi të raportin mbi të dhënat e fundit në sektorin energjetik, sipas së cilit, hidrocentralet publike në Kaskadën e lumit Drin prodhuan rreth 1.31 milionë mwh energji, ose rreth 48% të totalit të energjisë së gjeneruar.

Sipas të dhënave të raportuara nga ERRE, gjatë muajit mars të këtij viti nisi prodhimin dhe hidrocentrali i Moglicës, i cili gjeneroi për periudhën 4-mujore 52.7 mwh energji apo 2% të totalit.

Ndërkohë investimet në hidrocentralet private dhanë një kontribut me 52% të totalit të prodhimit të energjisë elektrike në vend.