Ciccio Graziani, ish-sulmuesi i Fiorentina-s, Roma-s dhe Torino-s, kampion bote në1982-shin me Italinë, ka dhënë mendimin e tij bi shpërthimin e Antonio Conte-s pas fitores së Inter-it ndaj Atalanta-s. “Njëri që të paguan 11 milionë euro në vit nuk duhet të festojë për fitoren e skuadrës? Më pas nuk i kam parë gjithë këto sulme për të cilat ka folur. Unë besoj se nëse do të kishin ndodhur, drejtuesit do ta kishin mbrojtur. E vërteta është se Inter-i ka kaluar momente të bukur dhe të vështirë, sepse klubit nuk i ka pëlqyer eliminimi nga Champions League dhe Kupa e Italisë”.Ndonjëherë ka disa trajnerë që mendojnë se janë pronarë të një klubi, por duhet të bëjnë vartësin, nuk mund të bëjë dhe të thotë gjithçka që do.Antonio është një trajner i mirë, më pëlqen shumë, por nuk di të numërojë deri në dhjetë në situatat e vështira. Statistikat e sezonit janë të mira, ai duhet të jetë i kënaqur.Është akoma Europa League për t’u luajtur, nuk e kuptoj arsyen e këtij shpërthimi në këtë moment. Po të isha unë presidenti? Do t’i kërkoja të më kërkonte falje. Trajnerët vijnë dhe ikin, Inter-i mbetet”, ka përfunduar Graziani.