Nga Ardi Stefa /

Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Akili, vr au në duel kryeheroin e trojanëve, Hektorin. Madje e dhu noi dhe përçudnoi kufomën. Kur Priami, mbreti i trojanëve i kërkoi kufomën e të birit, duke iu lutur, duke i puthur dorën vr a sësit të të birit dhe duke i deklaruar Akilit me dinjitet, se ai ishte ende armik i tij, ky i fundit ia ktheu kufomën dhe i dha edhe 12 ditë armëpushim që të kryente ritet mortore, të denja për një bir.Në Kanunin tonë, si të Lekë Dukagjinit ashtu edhe në atë të Labërisë, vr a sësi shkon në shtëpinë e të vr arit për hasmëri; merr pjesë në varrim, në drekën mortore, madje është edhe i paprekshëm. Dhe familja e viktimës i jep besën hasmit, duke i dhënë deri 30 ditë afat që të përmbyllë punët pezull.

Pas kësaj dite janë përsëri armiq!Dje ishte një ditë shumë e neveritshme!Ndaj nuk doja të prononcohesha!Ngushëllime e servilizma politike të paskajshme.Mallkime dhe anatemime në një ditë vdekjeje!Të vdekjes, që shqiptarët e vjetër, jo të sotmit, e kanë respektuar, ndoshta edhe më shumë se jetën.Në ditën e vdekjes edhe hasmi të respekton dhimbjen, në qoftë se ke, natyrën njerëzore, në qoftë se e ke.Në rast se nuk ke asgjë, respekton Vdekjen!Në fakt mallkimet shkonin për birin dhe jo për nënën!Por edhe kjo nuk është normale!Biri i së ndjerës meriton shumë, shumë kritika, ndoshta dhe urrejtje!Ka 7 vjet në qeveri dhe 25 vjet në politikë që po ua nxin jetën shqiptarëve.

Është përgjegjës për varfërinë, mungesën e perspektivës, të ardhmen e vr arë, gjuhën e sjelljen arrogante, përçarjen, kr imin e korrupsionin, shkeljet flagrante të ligjeve e demokracisë, etj, etj.Por a jemi të zotë ta ndëshkojmë me votë?Jemi të zotë ta heqim zvarrë kur shkel ligjet dhe kushtetutën?Jemi të zotë ta ndëshkojmë me ligj për të gjitha fajet e tij?Nëse po, hajde ta bëjmë!Nëse jo, kjo tregon pafuqinë tonë dhe të vazhdojmë me mallkimet që nuk zënë vend për të kënaqur Egon dhe për t’u treguar anti…

A janë kryer kr ime në komunizëm? Po! Padyshim! Kr ime monstruoze, të paimagjinueshme!Por kjo nuk i justifikon mallkimet tona!E kishim në dorë 30 vjet që t’i dënonim kr imet e komunizmit dhe përgjegjësit dhe jo ti riciklonim në nivelet më të larta të pushtetit.Nuk e bëmë!Dhe tani, të paaftë, masturbohemi me mallkimet!Për mua nuk ka rëndësi se kush vdiq. Vdiq një njeri!Nëse e ndjera, bashkëshorti i saj, bijtë e saj janë përgjegjës për kr imet e komunizmit, vërtetojini, demaskojini dhe çojini përpara ligjit!

Dënojini edhe pas vdekjes! Dënojini moralisht!Dhe të gjallët dënojini ligjërisht.Po nuk e bëmë, përsëri do mallkojmë pas ca kohësh se pse nuk e hoqi këmbën zvarrë e ndjera e ta merrte me vete.Thua se aty qëndron fatkeqësia jonë dhe jo te personi apo përgjegjësia që kemi ne vetë.Mallkimet në ditën e vdekjes janë të rënda!Sikundër edhe ngushëllimet dhe servilizmat partiake e lëpirëse, janë njëlloj të rënda e shprehje nënshtrimi e mungese personaliteti.Të gëzohesh e të urosh vdekjen është shfaqje primitiviteti dhe nuk ju bën më të fortë!

Të vdekurit nuk vdesin për herë të dytë e as të vdekurit padrejtësisht nuk ngjallen më.As nënat nuk i shohin më bijtë e tyre, e as bijtë nuk i shohin më prindërit e tyre!Nëse më thoni që shpresoj më kot që vdekja ta shndërrojë monstrën në njeri e të ndryshojë, ju them se e di që është mision i pamundur, sepse e di që ai që nuk ndjen dhimbje kombëtare, nuk ndjen as dhimbje personale.

Por vdekjen e respektoj.P.S: Këto radhë i shkruaj unë që jam kundërshtar i betuar i tij, kundërshtar i deklaruar publikisht i tij, shumë herë më shumë kundërshtar i tij politik se ju, por që mundohem t’i respektoj dhimbjen që ka, në rast se ka.Dhe që kundërshtinë time nuk e shoh si shfaqje mallkimesh.Dhe nuk e kam ngushëlluar, jo nga inati apo bindja politike…