Një punonjëse e Policisë së Kosovës, e infektuar me koronavirus, e cila ishte në pritje për t’u bërë nënë së shpejti ka humbur jetën. Indeksonline mëson se e ndjera për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitonte bet ejën ndaj Covid-19.
Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite. Kështu ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani konfirmoi humbjet e jetëve në institucionin që punon. “Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.