A jeni aq e ëmbël sa sheqeri apo a jeni pak e keqe? Është e gjitha e shkruar në yje! Zbuloni se ku është shenja juaj e zodiakut!

PESHORJA Peshorja është më pak e keqja e zodiakut. Ata preferojnë të jenë vetë të trishtuar dhe të pakënaqur se sa të shohin ata që janë përreth tyre të palumtur. Ata preferojnë harmoninë, drejtësinë dhe barazinë, edhe pse shqetësohens humë për ta arritur. Është pothuajse e pamundur të keni një mosmarrëveshje me një Peshore! Nëse ndodh, ndoshta është faji juaj!

PESHQIT Peshqit urrejnë konfliktin, luftën dhe thashethemet. Ata janë një nga shenjat më pak luftarake dhe do të largohen nëse përpiqeni të konfliktoheni. Ata janë shumë të qartë dhe me zemër të mirë dhe do të ndihmojnë në çdo mënyrë.

DEMI Një grua e Demit gjithmonë është e duruar dhe e ndjeshme ndaj kritikave që merr. Për këtë arsye, ajo nuk do të kritikojë të tjerët, edhe nëse mundet. Megjithatë, ajo ka një pikë ku durimi ka kufi, prandaj prisni të shihni ligësinë e saj të brendshme nëse e shkelni shumë shpesh!

UJORI Një Ujor nuk ka kohë për ligësi, pasi është jashtëzakonisht i sjellshëm dhe miqësor. Por ata nuk janë budallenj dhe nuk mund të durojnë keqtrajtimet. Mund të lindin rebelët dhe ata nuk do të durojnë nëse jeni të këqinj me ta.

SHIGJETARI Një Shigjetar mund të jetë i paduruar dhe i paqetë. Megjithatë, nuk u pëlqen të jetojnë në një botë që e perceptojnë si të padrejtë dhe mizore. Nëse tregoheni të këqinj me një vajzë të Shigjetarit, ajo ka shumë të ngjarë të çlirohet prej jush dhe të largohet.

BINJAKET Binjakët zakonisht janë shumë ekstroversë dhe të ëmbël. Tentojnë të bëjnë hsumë thashetheme rreth miqve dhe kolegëve. Nëse përballet me këtë fakt, shpejt mund të “ndizet” dhe të tregojë ligësinë e saj!

GAFORrjA Në varësi të humorit të tyre, një femër e Gaforres mund të jetë gruaja më e ëmbël ose më e keqe. Ajo mund të jetë një nga vajzat më argëtuese të të gjitha shenjave zodiakale. Nëse ju e gjeni në humor të keq, përgatituni për një grua shumë të hidhur!

LUANI Shumica e grave të Luanit janë shumë të ngrohta, toleruese, miqësore dhe argëtuese. Ajo do të dëgjojë të tjerët me një buzëqeshje simpatike në fytyrë! Por mos u mashtroni, mund të jetë e hidhur dhe e pandjeshme kur ligësia e saj e brendshme të çlirohet. Mund ta bëjë dikë të zhytet në lotë.

VIRGJERESHA Kur një Virgjëreshë bëhet e keqe, nuk duhet të brengosesh për abuzimin verbal apo fizik. Virgjëresha mund të jetë më pasive-agresivja në vrazhdësinë e saj dhe ka më shumë gjasa të të japë një kompliment të prapambetur kur ajo është në gjendje të keqe.

DASHI Një e lindur në këtë shenjë është e sigurt dhe pasionante, por këto tipare mund të jenë sinonim me mospëlqimin dhe arrogancën. Edhe nëse ata nuk janë më të çuditshmit e zodiakut, me siguri do të përpiqen të jenë ndonjëherë, dhe mund të bëhen mbretëresha e çmendurisë për njerëzit që janë rreth tyre.

BRICJAPI Një Bricjap mund të jetë personi më i durueshëm, derisa ta zemëroni apo ta dëmtoni në një farë mënyre. Ata mund të jenë të ftohtë dhe dinakë në sulmet e tyre të hakmarrjes, kështu që ju nuk mund ta kuptoni rrugën e tyre për t’u hakmarrë, derisa të jetë tepër vonë për të parandaluar përhapjen e dëmit.

AKREPI Kjo është shenja e fundit që duhet të zemëroni. Një Akrep do të trajtojë hakmarrjen e tij me saktësinë dhe ftohtësinë e një vrasësi serial. Ata mund të jenë dashakeqë, hakmarrës, luftarakë dhe thjesht meskinë. Kini kujdes të mos zemëroni këtë shenjë, sepse gjërat mund të degjenerojnë shpejt!