Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka zgjedhur detin për të kaluar pushimet këtë verë. Duma ka postuar një foto në Instagram, ndërsa shkruan se zgjimi nga rutina e përtacisë fizike, është dhuratë për veten. Si një durrsake, Duma shprehet se deti, noti dhe zhytja janë gjithnjë zgjedhja e parë e saj. Përmes profilit të saj në Instagram, Duma ka publikuar një fotot ku shihet buzë detit, e lagur dhe mjaft joshëse.

‘Zgjimi’ nga rutina e përtacisë fizike, që sjell edhe mpakje mendore, është dhuratë për veten!Deti, noti dhe zhytja janë zgjedhja ime e parë, e kjo vjen si gati refleks i njeriut që rritet me detin e nuk di dot ndryshe“, shkruan në Instagram Duma.